Ky raport monitorimi është përgatitur në kuadër të projektit “Nxitja e qeverisjes së mirë dhe reformave në administratën publike” financuar nga fondi National Endowment for Democracy (NED).
Projekti "Inkurajimi i qeverisjes së mirë dhe reformave në administratën publike" në përgjithësi përqendrohet në ndjekjen e arritjeve të përpjekjeve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, për të vendosur dhe mbajtur qeverisjen e mirë në krye të agjendës së saj politike. Ndërhyrjet e projektit janë hartuar për të analizuar situatën aktuale në disa fusha që lidhen me përparësitë kryesore në agjendën e RAP-së, siç janë: efikasiteti, efektiviteti dhe funksionaliteti i institucioneve, përmirësimi i transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve, llogaridhënia për dhënien e rezultateve dhe përmirësimi i mbikëqyrjes publike në zbatimin e reformave.
Qëllimi i projektit është hapja e një debati të gjerë publik mbi rëndësinë e qeverisjes së mirë dhe ndërgjegjësimi i qytetarëve të kërkojnë standarde të larta profesionale, institucione efikase dhe sukses në funksionimin e administratës publike. Projekti synon gjithashtu të hapë një debat me politikëbërësit dhe vendimmarrësit mbi praktikat më të mira në qeverisjen e institucioneve, duke përfshirë marrjen e masave për përmirësim të llogaridhënies së institucioneve dhe zbatimin e reformave me rezultate të arritshme dhe të sakta. Aktivitetet e projektit kontribuojnë në inkurajimin dhe nxitjen e qytetarëve të jenë më të angazhuar në kërkimin e përgjegjësisë nga drejtuesit dhe menaxherët e institucioneve, por edhe nga administrata në tërësi, për zbatimin e reformave të nevojshme dhe zbatimin e standardeve të qeverisjes së mirë, por edhe për pjesëmarrjen e tyre aktive në krijimin e politikave dhe proceseve vendimmarrëse në vend.