RAPORT NGA MONITORIMI I PUNËSIMEVE DHE SHPËRNDARJA DHE REALIZIMI I BUXHETEVE NË INSTITUCIONET E SEKTORIT PUBLIK | CCM
Share

RAPORT NGA MONITORIMI I PUNËSIMEVE DHE SHPËRNDARJA DHE REALIZIMI I BUXHETEVE NË INSTITUCIONET E SEKTORIT PUBLIK

year: 2023

Ky raport monitorimi është përgatitur në kuadër të projektit “Nxitja e qeverisjes së mirë dhe reformave në administratën publike” financuar nga fondi National Endowment for Democracy (NED). Projekti "Nxitja e qeverisjes së mirë dhe reformat në administratën publike" në përgjithësi fokusohet në monitorimin e përmbushjes së angazhimeve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për ta vendosur qeverisjen e mirë në krye të agjendës së saj politike, duke përfshirë masa për qeverisje të mirë në të gjitha politikat strategjike, me interes të veçantë në reformën e administratës publike si parakusht për krijimin e një baze për qeverisje të mirë. Projekti monitoron dhe analizon dinamikën, efektet dhe problemet ekzistuese që lidhen me zbatimin dhe efikasitetin e Strategjisë për reforma në administratën publike SRAP 2018-2022, për të vlerësuar suksesin dhe ndikimin e tij në drejtim të promovimit të praktikave të qeverisjes së mirë, por në të njëjtën kohë ka kontribuar duke zhvilluar rekomandime specifike dhe masa të reja për përmirësimin e menaxhimit në institucionet, të cilat potencialisht do të ishin pjesë e Strategjisë së re për reformën në administratën publike për periudhën 2023-2030.Objekt i këtij raporti është situata e punësimit, shpërndarja dhe zbatimi i buxheteve në institucionet e sektorit publik që kanë forma komplekse të menaxhimit. Përveç kësaj, raporti mbulon procedurat e punësimit, numrin e të punësuarve, si dhe shpërndarjen dhe zbatimin e buxhetit në fushën e pagave, shpenzimeve kapitale dhe mallrave dhe shërbimeve. Raporti jep një pasqyrë të situatës aktuale me numrin e të punësuarve sipas viteve dhe llojit të punësimit (me kohë të pacaktuar, me kohë të caktuar, kontratat autoriale, etj.), përqindjen e shpërndarjes dhe realizimin e buxhetit në lidhje me pagat e punonjësve në raport me shpenzime të tjera që lidhen me realizimin e shërbimeve për përdoruesit (qytetarët dhe kompanitë) si arsyeja kryesore për themelimin e institucioneve publike.

Download View

Related publications

Str.Mitropolit Teodosij Gologanov no.34a,
1000 Skopje, North Macedonia

Tel: +389 2 6092 216
e-mail: info@cup.org.mk