Manuali ligjor që po ju vihet në dispozicion, është produkt i një projekti të sukseshëm ndërkufitar, i cili nëpërmjet aktiviteteve të tij, përqasi nevojat e grave në iniciativat dhe sipermarrjet e biznesit, duke krijuar një frymë bashkëpunimi dhe shkëmbimi experience midis grupeve te tyre nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria. Manuali Ligjor u hartua dhe botua si një nevojë imediate, për të ofruar më shumë informacion praktik ligjor dhe administrativ në interes të grave në biznes, të cilat gjatë projektit, shprehën nevojën për tu pajisur më një udhërrëfyes të thejshtë dhe të dobishëm legal, për të zhvilluar më tej sipërmarrjet e tyre në fushat respektive. Ky dokument është një sintezë e legjislacionit tregtar, fiskal, doganor dhe bankar në Republikën e Shqipërisë, në të cilën janë përmbledhur dhe përshkruar shumë informacione dhe procedura utilitare për biznesin, duke patur si qëllim që lexuesit të jenë sa më shumë të informuar, të qartë dhe të vetëdijshëm mbi rëndësinë e veprimeve të tyre të biznesit në raport me legjislacionin në fuqi.